Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Çfarë i mërziti kaq shumë çiftin e aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher?!

Çfarë i mërziti kaq shumë çiftin e aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher?!

13:21, 01/10/2021
A+ Aa A-

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane, Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj Ashton Kutcher janë të frustruar që fëmijët e tyre nuk mund të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi nuk është i lejuar për fëmijët nën 12 vjeç.

 

Çifti mendon se është e çuditshme që vaksinat janë të licencuara vetëm për ata të moshës mbi 12 vjeç dhe nuk e kuptojnë se pse data e miratimit vazhdon të shtyhet për arsye të paqarta.

Mila dhe Ashton kanë dy fëmijë, Wyatt dhe Dimitri, të moshës gjashtë dhe katër vjeç. Këtë të mërkurë, aktorët folën për mbrojtjen e familjes së tyre nga COVID-19 në një intervistë të fundit për “People”.

 

Aktorja u shpreh se:

Është e çuditshme sepse çdo ditë thonë se do të miratohet si vendim në datën X dhe pastaj  shtyhet dhe shtyhet e unë shpresoj se po shtyhet për disa arsye më shumë, për të mirën e tyre por jo.  

Ndërsa Ashton shtoi:

Kush prind dëshiron që fëmija e tij të infektohet me COVID-19 dhe më pas të mbyllet shkolla e fëmijës tënd që i pengon ata të arsimohen sepse nuk u vaksinuan? Edhe nëse jeni të vaksinuar, përsëri mund të infektoheni me COVID-19 dhe t’ia ngjisni fëmijës tuaj, ata prapë mund të sëmuren dhe të mbyllin të gjithë shkollën. Kush dëshiron të jetë ai person? Askush.

 

Ditët e para të pandemisë nuk ishin të lehta për ta, por Mila dhe Ashton u përpoqën ta kalojnë duke u argëtuar me fëmijët e tyre dhe u siguruan që ta diskutonin situatën e COVID-19 dhe t’ju tregonin atyre se duhet të kishin kujdes. Aktori tha se:

Ne jemi të lumtur për faktin se fëmijët tanë janë të vegjël dhe ende duan të dalin me ne dhe të kalojmë kohë së bashku si familje.

 

Mendoj se e gjithë kjo situatë ishte e frikshme, por ne folëm shumë për të. Ata nuk e njohin shumë jetën me maska, por për ta është një mësim i mirë për të treguar më shumë kujdes.

Për të gjithë ne, mendoj se është një zgjim i mirë dhe na bën të kuptojmë se sa i rëndësishëm është shëndeti dhe jeta jonë.

 

Nga ana tjetër Mila tha se:

Ne kurrë nuk punojnë në të njëjtën kohë për t’u siguruar që njëri nga ne është gjithmonë pranë fëmijëve.

Ditën e martë, Kunis befasoi Ellen DeGeneres, kur ajo u shfaq në emisionin e saj “The Ellen Show”, si bashkë-prezantuese.

 

Në një moment, DeGeneres pyeti për deklaratat e saj në lidhje me higjienën e fëmijëve.

Në fillim të këtij viti, Mila dhe bashkëshorti i saj bënë bujë kur u shfaqën në podcastin e Dax Shepard’s “Armchair Expert” dhe u shprehën se nuk i lajnë fëmijët e tyre çdo ditë.

Gjatë një interviste ata u shprehën se rutina e fëmijëve të tyre, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood lidhur me dushin nuk është e përditshme, por vetëm atëherë kur duket ndonjë papastërti në ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco