Kamarier? Ja si qëndron e vërteta e fotos virale të Eminem duke shërbyer

Kamarier? Ja si qëndron e vërteta e fotos virale të Eminem duke shërbyer

09:20, 01/10/2021
A+ Aa A-

Së fundmi, reperi, aktori dhe producenti i famshëm Eminem, ka vendosur të merret me diçka jashtë botës së muzikës.

Artisti ka hapur një restorant të quajtur “Spaghetti Mom”.

 

Emri “Spaghetti Mom” vjen drejtpërdrejt nga kënga e tij e vitit 2002 “Love Yourself” paraqitur gjithashtu në filmin “8 Mile”.

Pika e re e këtij restoranti do të jetë WoodWard Ave dhe do të ketë vende të kufizuara ku të gjithë mund t’i bëjnë porositë e tyre në dritaren e hapjes së restorantit.

 

Ndër ofertat kryesore janë Spaghetti Mom për 9 dollarë, Spaghetti Mom me qofte për 12 dollarë dhe Sanduiçi Sgetti që janë makaronat e fërguara midis dy fetave të bukës më çmimin 11 dollarë.

Deri këtu ishim në rregull sepse si çdo VIP edhe Eminem ka hapur një biznes të tijin, por që t’i shërbejë edhe klientëve kjo na befasoi.

 

Po po e lexuat mirë, Eminem ka shërbyer makarona në hapjen madhështore të restorantit të tij në qendër të Detroit. Foto më poshtë që e vërteton:

Këngëtari shihej në dritaren e shërbimit dhe fansat të lumtur nga ky gjest i tij menjëherë e postuan nëpër rrjetet e tyre sociale.

Image

Rikujtojmë, se aktori fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, iu fut për herë të parë biznesit të restoranteve në vitin 2017.

Gjithashtu nëse nuk e dini Eminem nuk do të jetë më në spektaklin e famshëm të çmimeve “Grammy”. Reperi e ka bërë shumë të qartë qëndrimin ndaj “Grammy” dhe madje nuk i ka ndarë kurrë kritikat ndaj eventit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco