Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

'Me mua kanë abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare', këngëtarja e njohur shokon me rrëfimin e saj

'Me mua kanë abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare', këngëtarja e njohur shokon me rrëfimin e saj

09:11, 01/10/2021
A+ Aa A-

Glora Estefan këngëtaja e njohur e muzikës pop ka tronditur të gjithë publikun me deklaratën e fundit të dhënë gjatë një interviste.

Ajo ka rrëfyer se teksa ndiqte mësimin  e muzikës është ngacmuar nga një person tek i cili nëna e saj kishte shumë besim.

"93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre”, ka deklaruar ajo.

"Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë, sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha, dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme”, ka rrëfyer ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar s epersoni në fjalë e ka kërcënuar se nëse do i thoshte nënës së saj ai do e vriste atë.

"I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë”, ka përfunduar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco