'E ndjej veten aq mashkullor, po aq sa femërore', Demi Lovato flet pa dorashka

'E ndjej veten aq mashkullor, po aq sa femërore', Demi Lovato flet pa dorashka

08:57, 01/10/2021
A+ Aa A-

Para pak muajsh, Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtari/ja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm Demi e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

”Kjo ka ardhur pas shumë punimesh shëruese dhe vetë-reflektuese. Unë jam ende duke mësuar dhe po hyj në vetvete, dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Ndarja e kësaj me ju tani hap një tjetër nivel të cenueshmërisë për mua. Po e bëj këtë për ata atje që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë në të vërtetë me të dashurit e tyre. Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”, u shpreh Demi Lovato.

Këngëtari/ja u shfaq në emisionin “Today” për të folur për jetën pasi ndryshoi përemrat në ai/ajo në muajin maj, dhe bëri shaka duke thënë një ditë shpreson të bëhet një ‘aunkle’ (term që i referohet gjysmë hallë/teze dhe gjysmë xhaxha/dajë).

“Jam po aq mashkullor, aq sa edhe femërore. Energjia ime mashkullore dhe femërore janë të barabarta, aq sa mund të vesh një fustan dhe taka tani, por nuk identifikohem si vetëm një grua, apo vetëm një burrë, por identifikohem si të dyja”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti04/10/2021 20:21

I jepni nje pal dorashka te shkretes

Shto koment

Denonco