Lajmi i fundit

TASK FORCE/ 'Rai 3', Edi Rama pranon lidhjet me 'Sinaloan'

E kritikuan për veshjen e vajzës në ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar në rrjete sociale

E kritikuan për veshjen e vajzës në ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar në rrjete sociale

13:16, 29/09/2021
A+ Aa A-

Këngëtari Robert Berisha vendosi që vajzën e tij ta uronte për ditën e parë të shkollës me anë të një postimi në rrjete sociale.

Moderatori publikoi në Instastory një foto të Renees, por fansat nisën kritikat për shkak të veshjes së saj.

Në foto vogëlushja shihej e veshur me një palë xhinse blu, me një bluzë crop top që i tregonte barkun, me një palë atlete ngjyrë rozë dhe me një çantë shkolle në shpinë.

“Suksese qika jeme dhe urime dita e parë. Të don babi shumë!”, shkroi Roberti krahas fotos.

Por pas kritikave të njëpasnjëshme për bluzën e Renees, moderatori vendosi të reagojë me anë të një statusi në Instastory.

“Kjo foto është bo para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës… Në shkollën ku shkon, është amerikanë dhe kanë uniformë e ju që merreni me vipa të bllokut… me fëmi mos u merrni për klikime, se herën tjetër nuk ju boj tag po…”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco