Mit apo e vërtetë, a mund t’i lyesh flokët në mënyrë organike?

Mit apo e vërtetë, a mund t’i lyesh flokët në mënyrë organike?

20:17, 28/09/2021
A+ Aa A-

Lyerja e flokëve është një proces që zgjedhin ta kalojnë një pjesë e mirë e njerëzve.

Prej shumë kohësh kemi dëgjuar reklama të ndryshme ku promovohet bojë flokësh pa kimikate dhe me bazë bimore.

 

Por a mund të lyhen flokët me një bojë të tillë?

Specialistët e huaj shprehen se është e pamundur që floku të ndryshojë ngjyrë pa kaluar një proces kimik.

 

Prandaj një bojë e tillë realisht nuk ekziston, megjithëse ka mënyra të tjera të shëndetshme për të lyer flokët, pa bojë.

Theksohet se një rezultat i mirë me flokët arrihet vetëm me bojë profesionale dhe në parukeri.

 

E vetmja mënyrë për të ruajtur flokët është të përdorni produkte për kujdesin e tyre të cilat aplikohen para dhe pas lyerjes.

Një tjetër zgjidhje do të ishte edhe përdorimi i maskave bimore, apo prerja e shpeshtë e tyre për t’i ringjallur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco