Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Kam qarë nuk haja’, Angela Martini rrëfen momentin e arrestimit të bashkëshortit

‘Kam qarë nuk haja’, Angela Martini rrëfen momentin e arrestimit të bashkëshortit

19:03, 28/09/2021
A+ Aa A-

Para disa muajsh, bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini u arrestua në Greqi.

Mirëpo, vetëm disa ditë më vonë ai ka njoftuar se është liruar nga autoritet greke pasi është i pafajshëm.

Së fundmi, Angela ka rrëfyer gjatë një interviste të gjitha momentet e vështira që ka kaluar gjatë arrestimit të tij.

Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, e ula poshtë burrin kur u ulë dhe i thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo [rasti] është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka thënë fillimisht Angela.

Më pas ajo është shprehur se do t’i qëndronte pas partnerit të saj në çfarëdo situate pa marrë parasysh rrethanat.

“Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do shkoja pas tij prapë”, deklaroi Martini për televizionin rumun.

Për fund Angela tha se pati momente dobësie gjatë gjithë këtij rrugëtimi, por që është krenare që nuk u dorëzua për as edhe një moment.

“Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, përfundoi bukuroshja shkodrane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco