‘Kërkoj një mami për muhabet’, Rudina Magjistari sherr si asnjëherë me qytetarin

‘Kërkoj një mami për muhabet’, Rudina Magjistari sherr si asnjëherë me qytetarin

16:13, 28/09/2021
A+ Aa A-

Rudina Magjistari është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Rreth 30 vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për publikun.

Edhe pse 6 ditë në javë e shohim në “Tv Klan”, Rudina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

 

Së fundmi, ajo ka shpëtuar një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.

Mirëpo, siç ndodh rëndomtë, edhe në këtë postim kuptimplotë të moderatores, nuk kanë munguar komentet banale, dhe pa asnjë lidhje me atë që është shpërndarë.

 

Komentit të pavend të ndjekësit, Rudina i është përgjigjur: “Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”.

Mirëpo ndjekësi ka vazhduar, duke i shkruar moderatores, “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, që sigurisht as Rudina nuk e ka lënë me kaq, duke i shkruar me ironi “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”.

 

Rudina poston shpesh në “Instagram”, ku veç fotove të shkëputura nga emisioni i pasdites, shpesh ndan edhe shprehje motivuese me ndjekësit.

Megjithatë, në rrjetet sociale, ku mbase fatkeqësisht ka lirinë e shprehjes kushdo, nuk mund t’i shmangemi edhe këtyre komenteve, duhet thënë, aspak të këndshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco