Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gigi Hadid u bë shkak që Chiara Ferragni të mendojë të divorcohet nga Fedez

Gigi Hadid u bë shkak që Chiara Ferragni të mendojë të divorcohet nga Fedez

20:33, 27/09/2021
A+ Aa A-

Kjo ka qenë një javë për të mos u harruar për të gjithë adhuruesit e modës, që kanë shijuar Javën e Modës në të gjitha kryeqytetet botërore të modës.

Mbrëmjen e djeshme “Fendi x Versace”, morën vëmendjen e gjithë botës pasi dy emrat e mëdhenj të modës u bënë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e rrallës në Javën e Modës në Milano.

 

Titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi, ndërruan rolet për t’u frymëzuar nga vizioni i njëri-tjetrit.

Mes yjeve të shumtë që ishin pjesëmarrës për të parë se çfarë kishin gatuar dy yjet e mëdhenj ishte edhe çifti Chiara Ferragni dhe Fedez.

 

Ky i fundit postoi në “Instagram” një foto me Gigi Hadid. “Ti më bën ta dua të ardhmen”- shkroi Fedez krah fotos.

Mirëpo, gjithnjë vëmendjen e mori komenti i Chiara-s, e cila shkroi “Ti më bën të dua divorcin”.

 

Komenti i saj ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka marrë shumë pëlqime.

Sigurisht, e gjitha është në kontekstin e një shakaje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco