Babai i Britneyt kishte në kontoll edhe telefonin e këngëtares...

Babai i Britneyt kishte në kontoll edhe telefonin e këngëtares...

20:20, 27/09/2021
A+ Aa A-

Babai i këngëtares së njohur Britney Spears ka kontrolluar në mënyrë të hollësishme jetën e vajzës së tij aq sa i ka monitoruar edhe mesazhet në telefonin e saj.

Një ish-anëtar i ekipit të sigurisë së yllit të muzikës pop ka thënë në dokumentarin “The New York Times Presents: Controlint Britney Spears”, se atij i është kërkuar që të “vendosë kontroll prindëror” në telefonin e këngëtares së hitit “Toxic”.

Artistja këtë telefon e mbante në mënyrë që të kontrollohej nga babai i saj duke ja kufizaur kështu jetën 13 vitet e fundit.

“Britney dëshironte të kishte një iPhone, dhe kjo u bë e madhe. Të gjithë ishin të brengosur”, ka deklaruar Alex Vlasov, i cili ka punuar për Black Box Security nga viti 2012 e deri në vitin 2021.

“Shefi im Edan Yemini, mu afrua dhe më pyeti nëse kisha dijeni për ndonjë shërbim monitorimi për një iPhone. Dhe unë i thash, çka nënkupton? Dhe ai më pas tha “E kam fjalën për kontroll prindëror”, -ka thënë ai, në dokumentarin i cili u publikua të premten.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco