Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Sozinë e Ed Sheeran e gjen belaja/ Nuk del dot në rrugë se i ‘sulen’ fansat

Sozinë e Ed Sheeran e gjen belaja/ Nuk del dot në rrugë se i ‘sulen’ fansat

19:39, 27/09/2021
A+ Aa A-

Një sozi e këngëtarit të famshëm Ed Sheeran thotë se ai është i detyruar të dalë i fshehur, ose mundohet të dalë natën, pasi njerëzit në rrugë e ngatërrojnë dhe i turren për ndonjë foto apo autograf.

Ty Jones, nga Manchester, thotë se e ngatërrojnë me Ed Sheeran çdo ditë, madje një fans u përplas me biçikletë kur pa sozinë duke kujtuar se kishte parë këngëtarin.

 

Sozia, që është në të njëjtën gjatësi me yllin e muzikës, thotë se del natën për të bërë shopping ose vishet me rroba të gjata dhe syze për t’iu shmangur njerëzve.

“Kam parë gjithçka, që nga fansat që qajnë përpara meje e deri tek ata që janë përfshirë në një aksident pasi unë i kam parë,” thotë sozia e Sheeran.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco