Lajmi i fundit

Gazeta e njohur e Brukselit: Intervistë me kryetarin e PD-së Sali Berisha, liderin politik të fundit të burgosur të Europës

Butonat erotike të shenjave të horoskopit sipas Jorgo Pullës

Butonat erotike të shenjave të horoskopit sipas Jorgo Pullës

13:17, 25/09/2021
A+ Aa A-

Nuk dashuroheni të gjithë me të njëjtën mënyrë, as kërkojmë të njëjtat gjëra nga një lidhje. C’farë e intrigon një Dash dhe c’farë mund të dojë një Gaforre nga partneri tij janë shumë larg njëra tjetrës. Ashtu dhe c’farë është ajo që do joshë një Luanë, por dhe seci do lidhet një Shigjetar. Por të gjithë kanë “pikën e tyre të dobët”. Ky “buton” që nëse e gjen tjetri dhe e… shkel, mundet lehtë ti pushtojë zemrën. Kështu që mësoni cilat janë “butonat erotikë” të shenjave, c’farë i magjeps dhe c’farë nuk i pëlqen në një lidhje, për të fituar më lehtë zemrën e të dashurit apo të ikni me vrap.

Dashi

C’farë të pres nga lidhja me të?

Si fillim një Dash nuk dashurohet kurrë me gjysëm zemre… kur dashurohet, dashurohet! Por ajo që i intrigon më shumë Dashët nuk është lidhja, por deri sa të arrijnë në të. Udhëtimi drejt lidhjes, ka më shumë rëndësi dhe se vetë lidhja. Ndaj sa më shumë e mbani aq më mirë. Fundja gjuetia e eksiton. Burra- gra janë të lindur gjuetarë, jo vetëm në dashuri (kryesisht sigurisht atje), por dhe në të gjitha aktivitetet në jetën e tyre. Dashët nuk qetësohen kurrë. Kanë vazhdimisht pasigurinë, se nëse stabilizohen diku në një punë, një lidhje apo një martesë do hynë në ruinë dhe do humbasin produktivitetin dhe oreksin e tyre. Ajo që u pëlqen më shumë është ajo që nuk mund ta kenë… e vështira. Atë e gjejnë më të bukur dhe dëshiruese. Sado që t’ju bëjë përshtypje, lidhjet që mbajnë nuk janë ato ku partneri tyre, u tregon se varet, se dorëzohet, por ku ruan pavarsinë e tij dhe interesat e tij. Sapo të sigurohen dhe fillojnë të konsiderojnë të mirqënë partnerin e tyre fillojnë të të mërziten dhe vrapojnë pas në sfidën e ardhshme. Nëse dëshironi një partner të qëndruesëm, përkushtuar, qëndroni larg tij! Preferoni një Dem apo Gaforre!

Cili është butoni tij?

Butoni tij është të mos i bëni të mërziten. Mbajini në ankth dhe mos u tregoni varësi…

C’farë të mos pres ?

Siguri dhe rutinë, janë fundja c’farë i bën të mërziten më shumë.

Demi

C’farë të pres nga lidhje me të?

Dy gjëra adhurojnë Demët, e para është qëndrueshmëria dhe tjetra seksi, vetëm që disa herë këto të dyja, cuditërisht sesi, mund të mos përputhen. Domethënë është nga të pakta shenja që mund të kenë një lidhje apo martesë të qëndrueshme, por njëkohësisht të kërkojnë ngrohtësi dhe në lidhje të tjera. Fundja Demër janë në pakicën e besnikëve dhe vështurë, nëse kënaqen sigurisht nga një lidhje, do ikin të parët. Gjithashtu janë dhe shumë romantik, por me kuptimin kuptim e kufirit… adhurojnë të ulen me partnerin e tyre para oxhakut dhe të dashurohen apo të shijojnë një perëndim të përqafuar. Ndryshimi është se munden të ndryshojnë në mendjen e tyre një bashkim erotik nga një lidhje. Akoma të mbani mend se Demët janë pushtues, kështu që duhet ti bindni se u përkisni ekskluzivisht! Nëse është i dashuruar një Dem nuk ka mundësi t’ju lënë të shikoni sa andej këtej. Më e keqja tyre është të ndjejnë pasiguri, t’ju jepni ndjesinë se nuk u përkisni plotësisht. Ndaj nëse ju pëlqejnë lidhjet disi të “hapura” , ku sicili bën jetën e tij pa dhënë llogari tek tjetri, më mirë të mos përpiqeni. Fundja, nuk i kupton këto lloj lidhje. Nëse grindeni mos prisni t’ju shpjegojë në mënyrë rezultative argumentet e tij dhe të gjeni rrugëdalje me të. Më e mundshmja është se do ti thyejë të gjitha si tjetër dem!

Cili është butoni tij?

Butoni tyre me siguri është ti surprizoni në shtrat apo dhe në kuzhinë! Dashuria kalon më siguri nga stomaku c’do Demi!

C’farë të mos pres?

Fleksibilitet dhe përshtatshmëri!

Binjakët

C’farë të pres nga lidhja me të?

Binjakët ndoshta nga tipat më interesantë të zodiakut, pasi vështirë dikush mundet të qëndrojë me të. Janë të zgjuar, argëtues, e shohin jetën si një adventurë e pafundë ideale për zbulime dhe ndoshta kanë mendjen më të lëvizshme. Por nëse ëndërroni një lidhje ku do qëndroni të ty para detit në perëndim dhe do mbani ngrohtësisht njeri dorën e tjetrit, më mirë të kërkoni ndonjë tjetër. Fundja nuk është nga situatat më të lehta, nëse qëllimi juaj është të lidheni dhe të bëni një lidhje që zgjat! Nëse filloni kështu me të, e keni humbur nga dora! Binjakët janë të vetëm për të rrëshqitur dhe të dalin nga lidhjet, kur u vënë të vështira dhe të vështirat nuk janë lidhjet e përhershme, por dhe c’do kërkesë tjetër nga partneri tyre për të kërkuar thellë dhe pas sipërfaqjes. E gjithë kjo i lodh. Fundja nëse i doni realisht do t’ju kalojnë nga teste të ndryshme për të parë rezistencën tuaj, para se të përfundoni bashkë. Me ta duhet të jeni të qetë. Dicka akoma që është e rëndësishme për ta, është të shpenzojnë më shumë kohë në qasjen tuaj dhe sesi do t’ju fitojnë, sesa sesi do t’ju mbajnë. Për ta sa më shumë mban loja e flirtit, aq më shumë zmadhohet dhe interesi tyre.

Cili është butoni tyre?

Mbajini në ankth dhe mos ia bëni të lehtë jetën, sepse do mërziten akoma më shpejtë!

C’farë të mos pres?

Ndjenja që nuk shpjegohen me fjalë!

Gaforrja

C’farë të presë nga lidhja me të?

Të vështirat me Gaforren janë derisa ta bëni realisht tuajin, më pas gjërat janë më të thjeshta për të… gjithë. Dy fjalë duhet të keni në mëndjen tuaj kur afroheni me një Gaforre “besimin” dhe “sigurinë”. I ka dhe të dyja shumë nevojë dhe nuk bëhet fjalë të hyjë kurrë në një lidhje të gjatë nëse e di që nuk do ta marë. Nëse madje ndjejë se nuk do ta marrë, me shumë siguri do ikë. Për meshkujt Gaforre, gjërat janë akoma më të ndërlikuara, pasi me ta mund të studjoni në Kompleks normalisht. Varësia nga nëna e tyre dhe në përgjithësi lidhja që ka me të është përcaktuese dhe për sjelljen e tyre përballë partnerit të tyre. Me siguri sa e balancuar është ajo lidhje aq më mirë do shkoni me të. Dhe për vazjat ama, lidhja tyre me nënën ka për të thënë shumë për vetbesimin e tyre dhe për tu përballur me kuptimin e familjes. Tani një element akoma për Gaforret është se gjithnjë kthehen në vëndin e “krimit”. Domethënë mund të ndahen dhe të rikthehen në të njëjtën lidhje. Fundja janë fëmijë romantik dhe duhet t’ju silleni me ngrohtësi dhe dashuri, por mos e lini zënkën t’ju kryesojë…

Cili është butoni tij?

Butoni Gaforres është ta bëni të ndihet pak nënë. Tregojini se e keni nevojë, se keni një problem, se keni nevojë për të, se ju është i nevojshëm dhe e keni fituar.

C’fatë të mos pres?

Bujari të mëdha!

Luani

C’farë të pres nga lidhja me të?

Luanët përballen me dashurinë, ashtu si dhe me gjëra shumë serjoze në jetën e tyre, një dramatizim, paska eskagjerim, paksa teatër. Tek Luanët pëlqen të japing kryesisht, sesa të marrin. Preferojnë rolin e dërguesit sesa pranuesit. Por kurrsesi tek ata që nuk do tregojnë vlersim tek ato që ofron një Luan. Nëse domethënë ju bën një dhuratë dhe nuk enthusiazmoheni atëher mund të ndihet plotësisht keq dhe i turpëruar. Nuk e intereson ta marrë mbrapsht, i intereson se partneri tij të pranojë bujarinë e tij. Por kryesisht  duhet të kuptoni se në lidhjen tuaj, ai është “stari”. Ndaj nuk do bëjë kurrë lidhje me dikë që përqendron mbi të shikimet e shumta dhe është epiqëndra e interesit. Sigurisht as dhe me asnjë “bandill” s’do bënte lidhje, sepse si … mbret duhet të ketë pranë tij dhe dicka të ngjashme! Luanët ndjejnë në një lidhje qëndrën e botës dhe disa herë janë më të dashuruar me veten e tyre kur është i dashuruar, sesa me vetë ju. Megjithëse u pëlqen ti admirojnë janë në përgjithësi njerëz të qëndrueshëm dhe kur dashurohen serjozisht mund të përmbysin dhe botën. Nuk durojnë me asgjë tradhtinë dhe rrallë madje do ti japin një mundësi të dytë partnerit të tyre.

Cili është butoni tyre?

Luanët ndihen të vecantë dhe kështu duhet t’ju silleni! Si një mbret apo mbretëreshën e jetës tuaj. C’do gjë më pas thjesht u është indiferente.

C’farë të mos pres?

Se do kalojë i pa vënë re nga të tjerët!

Virgjëresha

C’farë të pres nga lidhja me të?

Virgjëreshat ashtu si dhe Binjakët, përfaqësuesit e dy shenjave të Merkurit, hyjnë në lojën e flirtit dhe të dashurisë me një nëvojë kërkimi. Fundja dashuron kërkimet dhe të kërkojë për gjithcka, aq më tepër kur bëhet fjalë për misterin e dashurisë. Si shenjë e tokës, seksualiteti tij është dicka që ka prioritet. Duhet të kënaqë ndjesitë e tij, por jo si një Dem që nuk do i kërkojnë pak më shumë gjërat. Tek Virgjëresha duhet të ekzistojë dhe seksi “trurit”për tu ndjejë i plotësuar. Domethënë sado që të cmendet në shtrat me dikë, nëse nuk mundet të ndajë me të dhe disa nga gëzimet mendore, kënaqësia është e gjysmuar. Komunikimi është A-ja dhe Zh-ja në lidhjen e tij. Dashuria e tij për punën (është bashkë me Bricjapin dy shenjat më puntore) është dicka që duhet të ndahet me partnerin e tij. Gjithashtu Virgjëreshat urrejnë të papriturat dhe surprizat e cuditshme. Duhet të sigurohen fillimisht për partnerin e tyre ashtu si dhe në jetën e tyre kërkojnë të dobishmen, realisten, atë kërkojnë dhe në dashuri. Konsiderohen shenjat më zgjedhëse të zodiakut në fushën e lidhjeve. Mund të dashurohen lehtë, por vështirë bëjnë lidhje.

Cili është butoni tij?

Butoni tij është ta bëni të ndihet se ju ofron shumë, se ju është i dobishëm dhe me siguri nëse doni lidhje me të duhet fillimisht të synoni mendjen dhe më pas krevatin e tij.

C’farë të mos pres?

Se nuk do t’ju bëjë kritika… i do më shumë dhe se vetë ju!

Peshorja

C’farë të pres nga një lidhje me të?

 Fjala balancim është ajo që shpreh Peshoret dhe në dashuri, ashtu si dhe në situatat e tjera në jetën e tyre. Nëse keni në mendjen tuaj një partner të vendosur, me vullnet për të mundur të arrijë në zënka për t’ju fituar, më mirë të mos I afroheni. Eshtë nevoja e Peshores të gjitha të rrjedhin qetë dhe harmonikisht në lidhjen e tij dhe të ndajë gjithcka. Hobi i tij i preferuar janë bisedat. Mund të bisedojë me orë të tëra për gjithcka, akoma dhe për lidhjen e tij dhe me siguri është më shume teorik sesa mendoni. Si shenjë e Ajrit është vështirë të kuptojë se e ndryshme të tregoni dashuri, të ndjeni dashuri dhe jo të flisni vetëm për të. Peshoret lindin me kuptimin e partneritetit shumë të theksuar brenda tyre. Kështun që nëse nuk synoni të bëni “BASHKË” gjithcka dhe dëshironi të ruani pavarsinë tuaj, atëher më mirë të drejtoheni tjetërvend. Gjithashtu mos prisni t’ju tregojë gjithmonë dëshirat e tij. zakonisht preferon të ndjekë ato të partnerit të tij. Fiksimi tyre fundja është bukuria ose bëhet fjalë për paraqitjen e partnerit të tij ose për përfeksionin e shpirtit të tij. Vetëm se disa herë nuk arrijnë të shkojnë në thellësi, pasi kanë refuzuar sipërfaqjen.

Cili është butoni tij?

Nuk ekziston stimulues më të madh për një Peshore, sesa të dijë se mundet në lidhjen e tij të ndajë gjithcka nga më e vogla deri në tek më e madhja!

C’farë të mos pres?

Se dashuria e ti është e mirqënë!

Akrepi

C’farë të pres nga lidhja me të?

Eshtë një nga shenjat me ritme të njëjta të zodiakut, dhe madje do thoja se është janë dhe disi të keqkuptuar Akrepët! Si ti afroheni një Akrepi? Me dy mënyra apo përpiqeni të joshni seksualitetin e tij apo ndjenjat e tij. Nëse nuk bëni asgjë nga të dyja, thjesht nuk do hyjë në mund të merret. Akrepi është shenja e ujit dhe nevojitet në masa të mëdha ndjenja, ngrohtësi, siguri, mbështetje dhe dashuri. Mos e gjykoni nga mbulimi i jashtëm, maskën që vë, pasi nuk do të tregojë ndjeshmëritë e tij. Fundja një nga karakteristikat e tij është se kurrë nuk pranon se është lënduar apo turpëruar! Kur ndodh dicka e tillë do tërhiqet në folenë e tij për të shëruar traumat dhe nuk do lejojë as partnerin e tij ta shohë në caste dobësie!

Fundja më e rëndësishmja për Akrepët është të kenë fjalën e fundit, kontrollin në lidhje apo të mendojnë se e kanë. Nëse nuk doni të ndani të gjitha sekretet tuaja me dikë dhe të dijë gjithcka me për ju më mirë të mos këmbëngulni në këtë zgjedhjen tuaj. Akrepët janë xhelozë të jashtzakonshëm dhe nëse nuk do dëshironi të provoni helmin e tyre, mos I bëni ndonjë skenë. Fundja, vetë ndjejnë se kanë të drejtën të bëjnë c’farë duan, ndërkohë ju përsëri jo.

Cili është butoni tij?

I jep shumë rëndësi humorit dhe madje butoni tij është ti ofroni gëzim, qeshje, optimizëm apo ta intrigoni me dicka metafizike.

C’farë të mos prisni?

Se do qëndroni të njëjtën pas një lidhje të tillë.

Shigjetari

C’farë të pres nga lidhja me të?

Shigjetarët adhurojnë lidhjet që i japin liri, ato që kanë ndjenjën se mund të ikin shumë lehtë. Ndaj dhe është një nga shenjat beqare bashkë me Ujorët apo ata që si përfundim fjala lidhje u shkakton të njëjtat ndjenja, ashtu si ngjyra e kuqe demët! Nëse dëshironi të bëni tuajin një Shigjetar, mos e siguroni se do jeni me të deri në plakje, është se do t’ju largojë më shumë. Gjithashtu mos i flisni për martesë apo bashkjetesë nga takimi i parë dhe sigurisht mos prisni se mundeni ta presiononi, ti bëni skena xhelozie apo ti silleni ashtu si Ira me Jupiterin, sepse do gjejë diku tjetër përqafim. Nëse ndjejë se në lidhje është beqarë, të jeni të sigurt se nuk bëhet fjalë të ikë vetëm. Fundja, mund të mos ketë qëndrueshmëri në jetën e tij, por kjo s’do të thotë se nuk e kërkon. Disa herë Shigjetarët bëjnë shumë lidhje, sepse ndihen dhe seksualisht të pasigurt. E sigurta është se sa më pas e mbani një Shigjetar në një kafaz, aq më shumë rrisni mundësitë të qëndrojë pranë jush. Megjithësi bën pjesë tek trimët e zodiakut dhe do ndajë me të gjithcka dhe materiale dhe shpirtërore, nuk mund të ndjejë c’farë kërkojnë të tjerët nga ai.

Cili është butoni tij?

Të mos jeni kërkues me të dhe kryesisht të mos e kontrolloni ku shkoi dhe c’farë bëri. Ti silleni pikërisht me mënyrë të kundërt. Por, do nerva të forta!

C’farë të mos pres?

Se do vërë lirinë e tij mbi ju!

Bricjapi

C’farë të prisni nga lidhje me të?

Bricjapi është i treti në rradhë shenjë e tokës, për të cilën dashuria dhe seksi janë prioritet, por nuk do arrijë kurrë në një lidhje të qëndrueshme dhe përhershme nëse nuk ekzistojnë të tjera gjëra mbi pasionit! Në ku kundërshtim me Demin, që vë përpara romanticitetin, Virgjëreshën që vë trurin, Bricjapi vë respektin, detyrën, familjen, statusin, pozicioni social dhe sigurisht nuk bëhet fjalë të shtyhet në një martesë për shkak vetëm të një pasioni! Jo se Bricjapët nuk janë të ngrohtë apo romantik, poshtë sipërfaqjes së ftohtë, fshihet një shpirt i ndjeshëm, por nuk lënë kurrë si fëmijë autentikë të Saturnit, ndjeshmëritë e tyre të vendosin për to. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë të lënë (vec nëse janë të sigurt se ju humbën) të duken ndjenjat e tyre të thella. Bricjapët, për shkak të krenarisë së tyre të theksuar, kanë problem për të “pranuar”. Ndëkohë, do vrapojnë të ndihmojnë partnerin e tyre në ndonjë problemin e tyre, vështirë do kërkojnë ndihmë. Nuk janë sigurisht kështu në të gjitha lidhjet e tyre erotike, sepse si shenjë e tokës kanë dhe seksualitet shumë të fortë. Por të jeni të sigurt, se vetëm me rezultatet tuaja në shtrat nuk do t’ju vënë dhe në zemrën e tij!

Cili është butoni tij?

Nëse dëshironi ta fitoni lëreni të besojë se e ka ai kontrollin e lidhjes. Nëse ndjen se humbet kontrollin, atëher do ikë pa një mendim të dytë. Akoma nëse doni ta joshni përpiquni ta relaksoni pak me biseda më të lehta! Nuk duhet kurrë ta refuzoni apo ti bëni një kritikë të ashpër.

C’farë të mos pres?

Se do ndryshojë!

Ujori

C’farë të pres nga lidhja me të?

Ujori, si shenjë e ajrit, akoma dhe dashurinë e kupton më shumë si joshje mendore, sesa si ndjenjë. Kjo nuk u ndodh vetëm meshkujve, por dhe femrave Ujorë! Ti drejtoheni vetëm zemrës së tij, duke kapërcyer mendjen e tij, ndoshta është gabimi më i madh që mund të bëni, sigurisht, nëse dëshironi të krijoni lidhje me të. Disa herë madje ndiet plotë tensione sentimentale dhe atmosfera romantike dhe ta prisni nga një Ujor, ndoshta humbisni kohën tuaj. Por nëse arrini të stimuloni qelizat tij mendore me një bisedë, me një dialog, me dicka që mund ta eksitojë, dhe ti tërheqi interesin, atëher do keni fituar gjysmën e lojës! Vetëm mos i kërkoni t’ju tregojë shumë ngrohtësi dhe mos guxoni ti mohoni lirinë e tij dhe kryesisht shokët e tij. Ujorët i japin shumë rëndësi shoqërisë dhe shumë herë madje preferojnë shokët sesa të dashurën. Ndoshta sepse nuk kuptojnë vecanërisht shumë mekanizmat e dashurisë. Mekanizmi i shoqërisë është më i thjeshtë dhe shumë më pranë natyrës së tyre. Dashuria e Ujorit është e pafytyrë dhe disa herë duket paksa e ashpër për shumicën!

Cili është butoni tyre?

Butoni tyre është sfida. Sfidojini apo akoma më mirë përpiquni të jeni dhe ju disi të paparashikuar dhe të pavarur! Mos besoni se nuk xhelozon, sepse nuk e tregon!

C’farë të mos pres?

Me siguri jo varësi të thella sentimentale dhe lule.

Peshqit

C’farë të pres nga lidhja me të?

Fatkeqësisht për të interesuarit, ekzistojnë shumë lloje Peshqit dhe madje ekstremë. Ose janë ata që disi kanë mohuar natyrën e tyre të ndjeshme dhe ngrohtë dhe duken për jashtë më të fortë ose se janë plotësisht pësues dhe kërkojnë të gjejnë  një partner të fortë, që do ti mbështesë apo do e varën mbijetesën e tyre tek ai. Si shenjë e ujtot Peshqit kanë nevojë të madhe të marrin dhe të japin dashuri, ndaj dhe rrallë do ti shihni vetëm që në moshë të vogël, vec nëse i kanë kushtuar dashurinë e tyre një qëllimi apo Zotit dhe ndjekin jetesën e monastirit. Fundja nuk është nga shenjat më të vështira të zodiakut në lidhjet e erotike. Nuk janë aq zgjedhës në vështjen e dashurisë, sido që të jetë le të themi se kjo duket në sipërfaqje, pasi në thellësi janë ndryshe gjërat, ashtu dhe si në det. Nëse bëni lidhje me një Peshk të dini se nuk llogarit tolerimet, ashtu si themi për një Bricjap apo një Peshore. Nëse nuk i thotë dicka lidhja apo nëse zhgënjehet, ikën dhe premtimet dhe fjëlën që lehtë jep qëndrojnë pas tij…

Cili është butoni tij?

Për Peshqti ajo që numëron mbi të gjitha është stili dhe atmosfera, sesi do e stimulojnë apo do stimulohen… duan ti rregulloni një ambjent romantik dhe ti krijoni një mister rreth jush!

C’farë të mos prisni?

Kryesisht qëndrueshmëri dhe realizëm! Si ti jepni kur nuk i keni?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco