Fotot seksi të Kourtney Kardashian dhe Megan Fox bënë xhiron e rrjetit, por Kim Kardiashian akuzohet për kopjim të idesë

Fotot seksi të Kourtney Kardashian dhe Megan Fox bënë xhiron e rrjetit, por Kim Kardiashian akuzohet për kopjim të idesë

10:15, 25/09/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian është akuzuar se ka kopjuar idenë e dikujt tjetër për fotot seksi të linjës “Skims”, ku shfaqen motra e saj, Kourtney Kardashian dhe aktorja, Megan Fox.

Ish-ylli i “Basketball Wives”, Draya Michele, ripostoi në Instastory dy foto me modelen Tanaya Henry, të cilat shfaqen të veshura me të brendshme dhe me disa qershi në duar, pak a shumë e njëjta ide me fotot e “Skims”, shkruan “Page Six”.

Kristen Noel Crawley ripostoi imazhin e Michele, duke shkruar: “Gratë me ngjyrë janë gjithmonë projektueset dhe mos e harroni këtë gjë.”

Crawley dikur ishte shoqe e ngushtë me Kim dhe madje u shfaq në një fushatë të “Skims” në vitin 2019. Mirëpo, rreth nëntorit të vitit 2020, filluan thashethemet se marrëdhënia midis tyre ishte prishur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco