Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes së dashurisë

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes së dashurisë

09:12, 25/09/2021
A+ Aa A-

Pas një viti lidhje, Tom Cruise dhe partnerja e tij, Hayley Atwell i kanë dhënë fund romancës së tyre.

E gjitha nisi gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible” dhe ata u panë shpeshherë bashkë edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht se ishin bashkë.

Muajt e fundit gjërat mes tyre ishin bërë më serioze, por mediat e huaja kanë raportuar se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq.

Ylli 59-vjeçar i Hollywood-it dhe aktorja 39-vjeçare, besohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë xhirimeve të pjesës së fundit të filmit “Mission Impossible".

“Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata shkuan mirë por por kanë vendosur të jenë thjesht miq.”, tha një burim.

Sjellim në vëmendje se marrëdhënia me Hayley-n ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-gruaja, Katie Holmes në 2012.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco