Hulk po pret një fëmijë nga mbesa e ish-gruas së tij, 'shpërthen' Iran: E kisha si vajzën time…

Hulk po pret një fëmijë nga mbesa e ish-gruas së tij, 'shpërthen' Iran: E kisha si vajzën time…

08:57, 25/09/2021
A+ Aa A-

Sulmuesi brazilian i Atletico Mineiro, Hulk , i cili u martua me mbesën e ish-gruas së tij , po përgatitet të bëhet baba për herë të katërt.

Kur ish-gruaja e tij, Iran, u informua për lajmin ajo foli për mbesën e saj, Camilla, të cilën tha se e kishte fshirë nga jeta e saj, pasi ai kurrë nuk e priste që ajo ta bënte këtë.

“E kam pasur Camilën si vajzën time. Por tani ajo ka vdekur për mua. U zgjova një ditë duke u përpjekur të kuptoja pse e gjithë kjo po më ndodhte. Ndjej dhimbje të mëdha. Kam dhënë gjithçka për Camilën kur ajo erdhi për herë të parë në botë. Unë sakrifikova ëndrrat e mia për të dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, sepse këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por dashuri, vëmendje, respekt, dhashë gjithçka. Ajo i dinte dobësitë e mia, pasiguritë e mia, dhimbjen time, frikën time dhe ajo kishte dashurinë time të pakufizuar. Unë e doja dhe i besova shumë ," është shprehur Iran.

Ishte vetë lojtari që dha lajmin përmes një foto ku ai së bashku me Camilën pozonin të përqafuar, me mbishkrimin:

 “Sot me zemrën time plot mirënjohje ndaj Zotit, dua të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar që jam baba i një fëmije tjetër. Në zemrën time vërshon kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit Zoti im. Ne mezi presim t'ju pranojmë si fëmijën tonë dhe ju duam pa kushte".

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco