Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Cilët janë personazhet VIP që u deformuan pas bisturisë?!

Cilët janë personazhet VIP që u deformuan pas bisturisë?!

08:39, 24/09/2021
A+ Aa A-

Ka shumë të famshëm që kemi parë vitet e fundit që e kanë tepruar me bisturinë plastike me rezultatet përfundmimtare jo gjithmnë që ato prisnin.

Një shemull tipik është Linda Evangelista modelja 56 vjeçare e cila ishte një yll në pasarelat e viteve ’90.

Siç zbuloi ajo arsyeja e mungesës së saj nga jeta shoqërore kohët e fundit është deformimi që fytyra ashtu dhe trupi i saj kanë pësuar për shkak të operacioneve plastike.

Image

Aktorja e njohur Melanie Griffith  duket se ka një " dobësi të veçantë" për acidin hialuronik. Ajo ka pranuar në të kaluarën se është penduar për operacionet që ka bërë, pasi tani është "e panjohur". Buzët e fryra dhe mollëzat nuk kanë aspak lidhje me fytyrëne dikurshme të ish -aktores.

Image

Stilistja legjendare e modës Donatella Versace është e njohur për lëvizjet e saj të guximshme dhe dashurinë ndaj " ekstremeve" dhe mbase fytyra e saj është dëshmia. Njëra " plastikë" ndoqi tjetrën dhe rezultati flet vetë. Siç kishte deklaruar më parë, operacionet, grimi intensiv dhe flokët prej platini, "ishin një maskë që ajo donte të krijonte për të mbrojtur veten , pasi ndjente se njerëzit po e shikonin atë në mënyrë kritike".

Image

Vajza bjonde me sy blu, nuk i ngjan asgjëje që ishte në të kaluarën. Courtney Lov 'ka dorëzuar' veten tek operacionet, fytyra e saj është transformuar për shkak të ndërhyrjeve. Por ajo ka pranuar se vetëm hundën ka bërë operacion.

Image

Një grua që gjithashtu i është nënshtruar tundimit të plastikës është "bjondja e Alfred Hitchcock" - siç quhej - Kim Novak . Aktorja deklaroi në moshën 82 -vjeçare se ishte penduar për gjithçka që bëri në fytyrë, por mbi të gjitha për injeksionet në faqet e saj.

Image

Goldie Hawn, operacionet e shumta, kanë ndryshuar përfundimisht tiparet e fytyrës së saj. Por duhet ta pranojmë që në moshën 76 -vjeçare ajo mbetet joshëse si vajza e artë e viteve '60.

Image

Pavarësisht se sa Rene Zellweger përpiqet të bindë publikun se nuk ka bërë operacione plastike, thashethemet flasin ndryshe. Publiku nuk është i bindur, pasi ajo tradhtohet nga buzët e mëdha dhe mollët në fytyrën e saj që duken vazhdimisht  "të tërhequra". 

Image

Motra e Michael Jackson, Latoya po na kujton gjithnjë e më shumë mbretin e popit. Këngëtarja -gjithashtu- duket se po ndjek hapat e vëllait të saj, ndërsa ajo ka bërë hundën e saj saktësisht të njëjtë me të tijën, ajo është kujdesur që të tërheqë zonën e lëkurës rreth syve, ndërsa ajo ka mbërritur të ketë edhe vetullat e njëjta me vëllain e saj. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco