Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Dua Lipa fotografohet me stil të çuditshëm rrugëve të Milanos

Dua Lipa fotografohet me stil të çuditshëm rrugëve të Milanos

17:51, 23/09/2021
A+ Aa A-

Emra të famshëm botërorë kanë udhëtuar këto ditë drejt Mlanos për Javën e Modës atje.

Dhe Dua Lipa u sigurua që ajo ishte në mesin e tyre ndërsa shëtiste nëpër qytetin italian të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një triko të gjelbër për fëmijë me grafitë të ndryshme dhe xhinse të gjera për një shëtitje të relaksuar.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete ngjyrë blu dhe të bardhë dhe një çantë shumëngjyrëshe, ndërsa në vesh mbante një palë vathë të mëdhenj prej ari.

Bukuroshja zeshkane i kishte lidhur flokët e saj të errëta në stilin bistek.

Ylli me prejardhje nga Kosova u sigurua që të vendoste sigurinë në radhë të parë, pasi ajo kishte vënë një maskë rozë në fytyrë ndërsa dilte jashtë.

Ndërsa nuk kalon kohë duke bërë muzikë ose duke marrë pjesë në javë të ndryshme të modës, Dua ka qenë e zënë edhe me xhirimet e filmit të ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco