VIDEO/ Cindy Crawford rikrijon pas 30 vitesh reklamën ikonike të Pepsit

VIDEO/ Cindy Crawford rikrijon pas 30 vitesh reklamën ikonike të Pepsit

11:58, 23/09/2021
A+ Aa A-

Cindy Crawford është kthyer 30 vjet pas në kohë, duke rikrijuar një nga spotet më të bukura për Pepsin. Modelja e famshme e viteve ’90, tashmë 55 vjeçe, ka veshur sërish pantallonat e shkurta xhins dhe një bluzë të bardhë për reklamën ikonike të Pepsit, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1992.

 

E gjithë kjo është në funksion të përpjekjeve të Crawford për të mbledhur para për Spitalin e Fëmijëve të Familjes Amerikane, ku vëllai i saj iu nënshtrua trajtimit të kancerit, nga i cili humbi jetën.

Reklama është xhiruar në të njëjtin vend.

"Ne u kthyem në Halfway House për të rikrijuar momentin me shpresën për të mbledhur fonde për Spitalin e Fëmijëve të Familjes Amerikane në Madison Wisconsin, ku vëllai im është trajtuar nga leuçemia. Deri më tani, ne kemi mbledhur tashmë 1 milion dollarë për kauzën", është shprehur modelja.

Për të rikrijuar në mënyrë sa më besnike pamjen e saj, është angazhuar e njëjta stiliste flokësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco