Megan Fox dhe Courtney Kardashian bashkojnë forcat për fotot topless

Megan Fox dhe Courtney Kardashian bashkojnë forcat për fotot topless

10:02, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka zgjedhur motrën e saj Courtney dhe Megan Fox si protagoniste të fushatës reklamuese për koleksionin e saj të ri të të brendshmeve.

Kim e dinte mire se me dy bukuroshet brune si protagoniste të fushatës së Skims Cotton Collection , edhe një fotosesion me të brendshme të thjeshta pambuku do të dukej seksi dhe ekzotike dhe instinkti i saj sigurisht që nuk gabon.

Në disa nga fotot e postuara në Instagram nga Courtney dhe Megan, dy bukuroshet pozojnë topless me tanga të zeza pambuku nga koleksioni i ri i Kim, i cili u prezantua ditën e djeshme, e mërkurë (22 shtator).

 “Ajo që më pëlqen te marka Skims është se kupton se çfarë duan të veshin gratë dhe çfarë kanë nevojë për t’u ndjerë seksi, plot besim dhe vetëbesim. Me Courtney, kemi kaluar një kohë fantastike gjatë realizimit të fotove " , tha 38-vjeçarja Fox për bashkëpunimin e saj të fundit.

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco