‘E keni tepruar’, çfarë e bëri të revoltohej Beartin lidhur me Tean?

‘E keni tepruar’, çfarë e bëri të revoltohej Beartin lidhur me Tean?

09:20, 23/09/2021
A+ Aa A-

Ish-konkurrenti i ;Përputhen”, Beart Rexhepi ëshët përfolur gjatë në mediat rozë për lidhjen  e dashurisë që pati me Tea Trifonin.

Ditën e djeshme ai ka postuar në Instastory një thënie e cila u mor nga ndjekësit si ‘thumb’ ndaj Teas dhe menjëherë kjo u bë virale.

Ndërsa pas lajmeve të shumta se thënia e postuar në Instagram iu drejtua Teas, ai e mori si të mirëqenë të bëjë një sqarim për të gjithë.

Bearti dukej se ishte mjaft i revoltuar nga ‘zhurma’ që bëri postimi i tij duke i quajtur si tepërta këto lajme. Modeli  u shpreh se nëse do të ishte një thumb për Tean ai do ta etiketonte atë në postim apo do ta përmendte hapur emrin e saj ‘sikurse bëri në fillim’ të ndarjes.

Ish-konkurrenti gjithashtu përfundoi shkrimin e tij duke thënë se kjo dramë u bë e tepërt dhe se thënia e postuar u shkon atyre të cilët nuk kanë se me çfarë të merren.

“Tash e keni tepru. Kjo lidhje u mbyll ka muaj. Nëse du mi hedh kunja dikujt unë e permeni në emër qysh e kam përmen në fillim! Ja bëj edhe Tag. S’ka qenë lidhja e parë as e fundit kjo, kështu që duhet me dit kur është boll…”,- shkroi ndër të tjera Bearti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco