E mohuan romancën e dashurisë mes tyre, Bora Zemani kapet ‘mat’ me Atdheun

E mohuan romancën e dashurisë mes tyre, Bora Zemani kapet ‘mat’ me Atdheun

09:04, 23/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë javëve të fundit në mediat rozë është përfolur për një romancë të mundshme mes Bora Zemanit dhe Atdhe Xheravirës.

Kjo pasi Atdheu ka shprehur që në emision hapur simpatinë që ka ndaj Borës, madje ka thënë se nëse do të bëhej me një vajzë në të ardhmen do të dëshironte ta quante Nala, njësoj siç është shprehur edhe Bora.

Por, pas kësaj ai është pyetur për një lidhje më të gjë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur që është i dashuruar momentalisht, por pa zbuluar personin në fjalë.

Nga ana tjetër, Bora është shprehur përmes një pyetësori të realizuar me ndjekësit e saj në faqen e brand-it të saj “Bzzz Company” se është 100% single.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme “Kryefjala” ka siguruar disa pamje ku shihet Bora dhe Atdheu së bashku.

Nuk dihet nëse këto pamje janë realizuar gjatë kohës që xhirohej "Përputhen" apo tani vonë.

Gjithsesi kjo mjafton për të ngritur akoma më shumë dyshimet, të cilat kanë ekzistuar gjithmonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco