‘A do të ketë një ribashkim të dytë’? Liam Payne flet hapur për ‘One Directon’

‘A do të ketë një ribashkim të dytë’? Liam Payne flet hapur për ‘One Directon’

11:18, 22/09/2021
A+ Aa A-

“The One Direction" zhgënjeu të gjithë fansat me ndarjen e tyre para 6 vitesh.

Njëri prej anëtarëve të grupit, Liam Payne foli gjatë lidhur me idenë e ribashkimit.

Liam performoi në të njëjtin vend si grupi i ribashkuar “The Wanted” për koncertin bamirës të Tom Parker të hënën mbrëma.

Ai tha: “Unë fola me Louis-in për këtë dhe ne po thoshim se duhet të ndodh herët a vonë.

Zayn Malik u largua nga grupi në Mars 2015, dhe katër anëtarët e mbetur dhanë shfaqjen e tyre të fundit atë Dhjetor.

Të gjithë kanë regjistruar materiale solo, me Harry Styles që fitoi Brit Awards dhe Grammy si dhe Niall Horan vitin e kaluar me album.

Simon Coëell, i cili krijoi grupin në The X Factor, tha këtë vit se ai mendon se ribashkimi do të ndodhë dhe do të ishte “e mahnitshme”.

Në ndryshim nga të tjerët Zayn është më indiferenti përsa i përket rrjeteve sociale, ndërsa Liam është shumë aktiv.d

Madje më 7 shtator Liam rikujtoi largimin e Zayn në TikTok.

Në më pak se një ditë, videoja e Liam-it TikTok grumbulloi mbi katër milionë e gjysmë pëlqime dhe 17 milionë shikime dhe, natyrisht, shumë reagime në komente. Më pas ai e fshiu.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco