Camila Cabello nuk ka komplekse! Tregon celulitin dhe kilogramët e tepërt në plazh

Camila Cabello nuk ka komplekse! Tregon celulitin dhe kilogramët e tepërt në plazh

19:42, 21/09/2021
A+ Aa A-

Camila Cabello ka shijuar në maksimum rrezet e diellit në Miami ditën e djeshme, teksa ecte buzë detit e veshur me bikini të verdha. 

Aktorja 24-vjeçare tregoi pa komplekse të pasmet dhe çdo pjesë tjetër të trupit, pavarësisht kilogramëve të tepërt dhe celulitit, shkruan “Daily Mail”.

Tani që po shijon një pushim të vogël nga puna, këngëtarja dukej e qetë teksa notonte apo shëtiste nëpër rërë.

Ajo kishte vënë disa aksesorë për të plotësuar look-un e saj dhe nuk kishte vënë asnjë pikë grimi në fytyrë, duke zgjedhur që plazhin ta shijojë ujë e sapun.

Javën e kaluar, Camila dhe i dashuri i saj, Shawn Mendes, ishin në Nju Jork për të qenë pjesë e “Met Gala”.

Një javë më parë, ajo ishte në “MTV VMA” duke performuar këngën e saj të re, “Don’t Go Yet”.

Ajo gjithashtu iu bashkua “The Voice” muajin e kaluar.

Përkundër angazhimeve të saj të shumta këto javët e fundit, Camila vendosi të bëjë një pushim të shkurtër për të marrë energji të reja.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco