Dafina Zeqiri mbështet hapur Albin Kurtin, ja për çfarë bëhet fjalë

Dafina Zeqiri mbështet hapur Albin Kurtin, ja për çfarë bëhet fjalë

14:47, 21/09/2021
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instastory ka mbështetur hapur vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa serbe.

Ajo ka postuar një fotografi të Albin Kurtit në Instastory i cili ka treguar zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Forca të mëdha policore kanë shkuar në mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Burimet tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak. Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco