Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Qeni tërheq në transmetim 'live' gazetaren e BBC-së

VIDEO/ Qeni tërheq në transmetim 'live' gazetaren e BBC-së

15:04, 20/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë transmetimeve Live mund të ndodhin edhe disa incidente të papritura të cilat bëhen virale për mediat rozë.

I illë ishte dhe rasti i prezantueses së motit të BBC-së, Carol Kirkëood.

Ajo u tërhoq zvarrë nga një qen dhe përfundoi duke u rrëzuar në tokë. 59-vjeçarja la të befasuar prezantuesin në studio me të cilin ishte në një lidhje direkte.

Carol po jepte një përditësim të motit për të gjithë publikun dhe zbuloi se Flash (emri i qenit) ishte shfaqur në BBC Breakfast një herë më parë.

“Tani, ajo është një shoqe e programit. Ajo ishte në program më herët, më 28 prill me trajnerin e saj, Mel. Ajo është rritur pak që atëherë dhe është sjellë shumë mirë, duhet të them gjithashtu se është thjesht e mrekullueshme,” tha Carol, ndërsa ajo ledhatonte qenushen.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur gazetarja u tërhoq ngadalë në tokë nga qeni. Teksa Carol po fliste live, Flash e tërhoqi zvarrë duke e lënë prezantuesen e motit me fytyrë poshtë në dysheme.

Pasi u ngrit, Carol u pa në ekran duke qeshur dhe duke e marrë gjithë këtë situatë të sikletshme me sportivitetin më të madh.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe vendosi kufjen përsëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco