Si përfundim, do të marrë pjesë apo jo në 'Big Brother VIP'? Robert Berisha flet për herë të parë

Si përfundim, do të marrë pjesë apo jo në 'Big Brother VIP'? Robert Berisha flet për herë të parë

10:14, 20/09/2021
A+ Aa A-

“Big Brother Vip’ pritet që të nisë ‘startin’ në fillimin e muajt Tetor dhe tashmë shumë nga publiku mezi po e presin.

Produksioni ende nuk I ka zbuluar emrat e konkurrentëve, mirëpo sipas disa indikacioneve publiku ka arritur të zbulojë emrat e disa nga kasti I këtij viti.

Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.

Ndërkohë më herët, burime ekskluzive për “Iconstyle.al’ kanë mësuar disa nga konkurrentet që do të jenë pjesë e këtij “reality show”, të cilat janë Ema Andrea, Sheila Haxhiraj, Albërije Hadërgjonaj.

Mesa duket na presin shumë surpriza nga ky program dhe ne jemi gjithë sy e veshë për detajet e tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco