Ja ç’mendon ish-i i Ben Affleck, për rikthimin e tij me J.Lo

Ja ç’mendon ish-i i Ben Affleck, për rikthimin e tij me J.Lo

10:55, 19/09/2021
A+ Aa A-

Gjërat duket se po shkojnë shumë mirë për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Sipas një burimi për “Entertainment Tonight”, ata janë shumë të lumtur nuk mund të ishin më të dashuruar.

Të dy kanë qenë më parë të martuar dhe kanë fëmijë me ish-bashkëshortët e tyre.

Affleck ishte i martuar me aktoren Jennifer Garner nga viti 2005-2018 dhe ata janë prindër të Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç.

Ndërsa Lopez ka qenë e martuar me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka binjakët 13-vjeçarë Max dhe Emme.

Të gjithë janë kuriozë të dinë se si shkon marrëdhënia e tyre si një familje e madhe dhe duket se Jennifer dhe Ben po i mbajnë fëmijët shumë të përfshirë në lidhjen e tyre. Madje, thuhet se kanë plane të mëdha për të kaluar pak kohë cilësore së bashku gjatë pushimeve.

“Ata planifikojnë t’i kalojnë pushimet së bashku me fëmijët dhe gjithashtu të bëjnë disa udhëtime vetëm,” shtoi burimi.

“Ata duan të jenë bashkë gjatë gjithë kohës, kështu që për festa do të jenë bashkë me të gjithë fëmijët.”

Por jo vetëm fëmijët e Affleck janë të lumtur me lidhjen e re të të atit, por edhe nëna e tyre dhe ish-bashkëshortja e Ben, aktorja Jennifer Garner, po mbështet lidhjen e tij të re, pasi është e lumtur për ish-in e saj.

“Fëmijët e saj e duan J.Lo dhe J.Lo gjithashtu i do ata. Gjithçka është pozitive. Kur Ben është i lumtur dhe fëmijët janë të lumtur, Jen [Garner] mendon se nuk ka asgjë për të cilën mund të mërzitet. Jen gjithashtu thotë se Ben duket më mirë se kurrë. Ajo dhe Ben po shkojnë shumë mirë në kuptimin e prindërimit dhe gjithçka është mire,” –tha burimi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco