Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së saj të parë

Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së saj të parë

14:04, 18/09/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Gresa Behluli është në pritje të ëmbël.

Prej disa kohësh, ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, po përfliteshin se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ndërkohë, emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin në fjalë.

Gresa dhe Lulzimi janë prej muajsh në dijeni të shtatzënisë së këngëtares, ndërsa gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.

Sa i përket muzikës, këngëtarja ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë me interpretime nëpër dasma dhe festa të ndryshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco