Vendimi i Gjykatës Supreme në Angli: Testamenti i Princit Filip do të mbetet i fshehtë,arsyeja

Vendimi i Gjykatës Supreme në Angli: Testamenti i Princit Filip do të mbetet i fshehtë,arsyeja

10:24, 17/09/2021
A+ Aa A-

Për të mbrojtur privatësinë dhe besueshmërinë e Monarkisë Britanike, vullneti i Princ Filipit do të mbetet i vulosur për të paktën 90 vite.

Ky vendim u mor ditën e djeshme nga Gjykata Supreme në Angli.

Duke interpretuar një ligj të vitit 1910 gjyqtari Sir Andrew McFarlane vendosi që testamenti i Princ Filipit duhet të vuloset dhe asnjë kopje nuk duhet të mbahet si dokument në gjykatë.

Sipas kontratës në fjalë, pas vdekjes së një anëtari të lartë të Familjes Mbretërore, gjykatave u kërkohet të vulosin testamentet e tyre.

Kjo do të thotë që, ndryshe nga shumica e testamenteve, vullneti i Princit Filip nuk do të jetë i hapur për shqyrtim publik.

Sipas Daily Mail seanca për kërkesën për vulosjen e testamentit u mbajt privatisht në korrik nga Sir Andrew McFarlane, një gjykatës i së drejtës familjare. 

Sipas Sir Andrew, ai ka qenë përgjegjës për sigurimin e një kasaforte që përmban më shumë se 30 zarfa , secila përmban testamentin e vulosur të një anëtari të vdekur të familjes mbretërore.

Ai vlerësoi nevojën për të forcuar mbrojtjen për jetën private të anëtarëve të familjes mbretërore në mënyrë që të ruhet dinjiteti i Mbretëreshës dhe i atyre që e rrethojnë. 

Gjyqtari Sir Andrew gjithashtu pretendon se ai nuk e ka parë testamentin e Princit Filip, as nuk dinte asgjë për përmbajtjen e tij.

Sipas BBC, anëtari i parë i familjes mbretërore testamenti i të cilit u vulos nga gjykata ishte Princi Francis , vëllai më i vogël i Mbretëreshës Mari, e cila vdiq në vitin 1910.

Nga ana e tij, eksperti mbretëror Michael Nas, autor i Testamenteve Mbretërore në Britani nga 1509 deri në 2008, nxitoi të theksojë se mekanizmi i ri ligjor u krijua pasi Princi Francis i la smeraldet e çmuara nga mbretëresha zonjës së tij , Konteshës së Kilmore.

Sir Andrew shtoi se, pas 90 vjetësh, çdo testament mbretëror do të hapet dhe do të shqyrtohet nga avokati privat i monarkut, kujdestari i Arkivave Mbretërore, prokurori i përgjithshëm dhe, kur është e përshtatshme, përfaqësuesit e të vdekurve të cilët mund të jenë ende në gjallë.

Ata do të vendosin nëse testamenti mund të bëhet publik në atë fazë, por Sir Andrew tha se një testament mbretëror nuk mund të bëhet kurrë publik, qoftë edhe pjesërisht.

Vlen të përmendet se avokati i Mbretëreshës dhe Prokurori i Përgjithshëm argumentuan se testamentet duhet të vulosen për 125 vjet , por Sir Andrew argumentoi se 90 vite është një periudhë "proporcionalisht e vlefshme dhe e mjaftueshme".

Por në rastin e Princesh Dianës ishte ndryshe.

Testamenti i saj nuk ishte i vulosur, ndryshe nga anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore.

Ky testament testamenti u botua pas vdekjes së saj në 1997, duke zbuluar se shumica e pasurisë së saj do t'i jepej djemve, Princave William dhe Harry kur ato të mbushnin 25 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco