Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

‘Ishte posesiv…’/ Fjolla zbulon detaje rreth ndarjes nga Cozman

‘Ishte posesiv…’/ Fjolla zbulon detaje rreth ndarjes nga Cozman

21:21, 16/09/2021
A+ Aa A-

Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale.

Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.

 

Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se kishte rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

Gjërat mes duket se ishin bërë serioze, aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji, por Fjolla konfirmoi ndarjen nga reperi, pasi nuk përputheshin karakteret.

 

E ftuar sot te emisioni “Shqipëria Live”, ajo ka dhënë detaje të tjera rreth ndarjes

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.
Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet”, tregoi Fjolla.

 

“Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco