Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Foto pa filtra pavarësisht moshës! Dy aktoret marrin gjithë vëmendjen në ‘Instagram’

Foto pa filtra pavarësisht moshës! Dy aktoret marrin gjithë vëmendjen në ‘Instagram’

18:14, 16/09/2021
A+ Aa A-

Drew Barrymore dhe Cameron Diaz morën lavdërime në “Instagram” për ‘përqafimin e moshës së tyre me hijeshi’ pasi postuan një fotografi natyrale.

Bashkë-yjet e Hollywood, të cilat janë 46 dhe 49 vjeçe morën një sasi dërrmuese reagimesh pozitive nga fansat të cilët ishin shumë të lumtur kur panë që të dyja ishin “plakur natyrshëm” pa u mbështetur në “mbushës ose filtra”.

 

Prezantuesja e Drew Barrymore Show postoi një fotografi të dyshes, teksa shkruante ‘Koha më e mirë me bestie-n tim !!’

Aktoret kanë marrë mijëra komplimenta nga fansat që janë kaq natyrale dhe fotoja e tyre është bërë virale.

 

Diaz pranoi se në të 40-tat kuptoi se një pjesë të jetës së saj nuk e kishte në menaxhim më dhe ndihej keq për këtë fakt.

“Ndërsa tani, rutina ime e ditës është gjithçka që menaxhoj që ta bëj vetë. Largimi nga aktrimi më bëri t’i përkushtohem familjes dhe të bëhem nënë”, tregoi më tej ajo.


Aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Në jetë ka ardhur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Raddix. Fëmija ka ardhur në jetë pas 7 vitesh lidhje me Benji Madden dhe ata prej kohësh kishin dëshirë të bëheshin prindër.

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se tani familja është e kompletuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco