Ermal Meta koncert në Shqipëri: Të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë

Ermal Meta koncert në Shqipëri: Të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë

17:12, 16/09/2021
A+ Aa A-

Duke mos i fshehur emocionet që do të këndojë në Atdheun e tij, këngëtari Ermal Meta premton se do të mbajë nesër koncertin më të mirë të jetës së tij. Meta u shpreh se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.

Ai tha se do t'i 'shkrijë' të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të është hera  e parë që do të  bëjë një koncert në stadium.

‘Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë’, tha ai.

Meta foli edhe për eksodin shqiptar dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, teksa u shpreh se ndihet si një urë mes dy kulturave. Ai tha se para 30 vitesh, populli shqiptari pati mundësinë ta 'vizatonte' vetë tablonë e jetës së tyre, mundësi që e 'kapi' edhe këngëtari. Ai u shpreh mirënjohës që lindi në Shqipëri, teksa tha se pati mundësinë të shikojë çdo gjë nga poshtë për të shkuar lart.

‘Është moment i veçantë, janë 30 vite lidhje mes dy shtetesh, dy popujsh dhe e ndjej veten një farë ure mes këtyre dy kulturave. Para 30 vitesh ndodhi një gjë shumë e rëndësishme, populli shqiptar pa mundësinë që të kishte një hapje ndaj të ardhmes dhe ta pikturonte tablon e vetë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që të ketë një person, liria, këtë mundësi e pata dhe unë. Jam shumë mirënjohës që linda në këtë vend, pat afatin të shikoj çdo gjë nga poshtë për të shkuar lart’, u shpreh këngëtari.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco