Arrestohet fansi i Ariana Grandes/ E priste jashtë shtëpisë me thikë në dorë

Arrestohet fansi i Ariana Grandes/ E priste jashtë shtëpisë me thikë në dorë

11:22, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një djalë që mbante një thikë me vete u arrestua jashtë shtëpisë së Ariana Grande-s në Hollywood Hills javën e kaluar.

Në raportin e publikuar nga mediat, thuhet se i riu kërkoi me ngulm të takonte këngëtaren.

Sipas “TMZ”, 23-vjeçari Aaron Brown, dyshohet se nxori një thikë kur u largua nga sigurimi jashtë shtëpisë së Grandes rreth orës dy të mëngjesit të së premtes.

Ishte e paqartë nëse 28-vjeçarja ishte në shtëpi në atë kohë. Autorit iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm që nuk e lejon t’i afrohet këngëtares.

Një gjyqtar do të përcaktojë në një seancë të ardhshme nëse urdhri do të zgjatet.

Majin e kaluar Grandes dhe nënës Joan dhanë një urdhër ndalimi pesëvjeçar kundër një përndjekësi të quajtur Fidel Henriquez.

Policia e arrestoi pasi ai dëshironte të kalonte sigurimin për të lënë një shënim dashurie në derën e këngëtares.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco