Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shiten këpucët e aktores Catherine Deneuve në një ankand bamirësie

Shiten këpucët e aktores Catherine Deneuve në një ankand bamirësie

09:53, 15/09/2021
A+ Aa A-

Atlete, sandale dhe çizme të markave kryesore të veshura nga ikona e filmit Catherine Deneuve u shitën në një ankand bamirësie në Francë.

Ankandi online mblodhi më shumë se 47,000 euro për bamirësi të martën, sipas shtëpisë së ankandit në Paris Artcurial.

Mbledhësit paguan çmimin më të lartë për një palë sallone të zeza nga stilisti Yves Saint Laurent - 1,300 euro.

Përveç rreth 125 palë këpucë, Denev gjithashtu shiti tre çanta të vogla në ankand.

Të ardhurat nga ankandi do të shkojnë për organizatën "Restos du Coeur", e cila shpërndan ushqim për ata që kanë nevojë dhe i mbështet ata në jetën e tyre të përditshme.

Denev e ka ndihmuar atë organizatë më parë.

Në vitin 2018, Denev ia la shitjen e koleksionit të saj të madh të rrobave stilistit të modës Yves Saint Laurent. 

Në atë kohë, u shitën gjithsej rreth 300 fustane, pallto dhe sende të tjera veshjesh, të cilat Saint Laurent i krijoi për muzën e tij afatgjatë për dekada të tëra.

Deneuve (77) është një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze.

E lindur në Paris, ajo ka luajtur në më shumë se 100 filma.

Filmat e saj më të famshëm përfshijnë "Zmbrapsjen" e Roman Polanskit, "Belle de Jour" të Luis Buñuel dhe "Sirenën nga Misisipi" të Françoise Truffaut, ku ajo luajti së bashku me Jean-Paul Belmondin e ndjerë së fundmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco