Justin Bieber nxit thashethemet se Hailey është shtatzënë

Justin Bieber nxit thashethemet se Hailey është shtatzënë

20:58, 14/09/2021
A+ Aa A-

Justin Bieber ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij, Hailey është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë paraqitjes në tapetin e kuq mbrëmjen e kaluar në Met Gala.

Por, i shpejt ishte edhe reagimi i 24-vjeçares, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit, shkruan The Sun.

Artisti 27-vjeçar  e shikoi bashkëshorten e tij me admirim gjatë gjithë kohës, e cila shkëlqeu me një fustan të zi dhe elegant.

Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së parë.

Kjo nuk është hera e parë që Justin ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të Hailey, gjatë verës ai postoi një fotografi bashkë me partneren e tij, ndërsa shkroi sipër “babai dhe nëna”, e që modelja përmes një komenti i kërkoi ta ndryshoi mbishkrimin.

Hailey më herët për “Vogue Arabia” kishte deklaruar se për një kohë nuk planifikojnë që të kenë fëmijë.

Unë i dua fëmijët dhe mezi pres të kem. Nuk po them tani, por në një të ardhme, defenitivisht jo së shpejti”, ishte shprehur Hailey.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco