Fytyra e bashkëshortit të Gwen Stefani-t tanimë në atletet e saj!

Fytyra e bashkëshortit të Gwen Stefani-t tanimë në atletet e saj!

14:59, 05/08/2021
A+ Aa A-

Dyshja e njohur e showbiz-it të huaj, Blake Shelton dhe Gwen Stefani pak ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni të fshehtë. Çifti i sapomartuar, i konfirmuan këto lajme duke postuar në llogarinë e tyre në “Instagram” disa fotografi nga ceremonia. Dasma ka ndodhur më 3 korrik dhe nga çfarë duket, ka qenë shumë e veçantë.

Gwen Stefani shihej e veshur me një fustan të bardhë nusërie, por aspak i ngjashëm me ato që jemi mësuar të shohim shpesh. Këngëtarja zgjodhi për ditën e saj më të rëndësishme një fustan të shkurtër, të cilin e kombinoi me një palë çizme me taka.

Së fundmi, Gwen është parë rrugëve të Los Angeles-it më një palë atlete sportive të markës Vans ku kishin të stampuar fytyrën e bashkëshortit të saj, Blake Shelton. Nuk e dimë si e shpjegoni ju këtë veprim, nga dashuria apo nga fakti që artistja do ta ndiejë gjithmonë pas vetes partnerin e saj edhe kur nuk e ka afër, por dimë të themi që këto atlete tanimë u bënë virale.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco