'Kam nevojë të marr veten'…Çfarë po ndodh me Kejvina Kthellën?

'Kam nevojë të marr veten'…Çfarë po ndodh me Kejvina Kthellën?

10:02, 02/08/2021
A+ Aa A-

Para disa ditësh Kejvina Kthella u fotografuar në krahët e të dashutit të saj në Bodrum të Turqisë.

Ndonëse  çifti ishte nisur pë rtë kaluar disa ditë pushime, udhëtimi u kthye në makth për modelen seksi, e cila në pamjet e filmuara nga këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, shihet e panikosur nga zjarri që ka rënë në Turqi.

Ndonëse përmes imzheve të publikuara u zbulua evtëm portreti i mashkullit i cili po e shoqëronte Kejvinën, ende emri i tij nuk është bërë i ditur.

Pas këtyre lajmeve, Kejvina ka marrë një vendim të rëndësishëm për rrjetet e saj sociale.

Biondja seksi ka lajmëruar ndjekësit e saj në Instagram se për një kohë të caktuar nuk do të jetë më prezente në këtë rrjet social.

"Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagram-it për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, shkroi ajo në një postim në Instastory.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco