Gjon’s Tears ka një mesazh për Arilena Arën pas bashkëpunimit të këngës

Gjon’s Tears ka një mesazh për Arilena Arën pas bashkëpunimit të këngës

11:04, 31/07/2021
A+ Aa A-

Në fillim të muajt Korrik, Arilena Ara njoftoi të gjithë fansat e saj se së shpejti do të publikojë albumin e sj të parë.

Ai do të titullohet “POP ART’ dhe do të përmbajë gjithsej 13 këngë, njera prej të cilave do të jetë bashkëpunim me një artist shqiptar që është bërë shumë i njohur në mbarë botën.

Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale.

Ata do të sjellin një duet që mban titullin “Dance Me’ dhe Gjon ka treguar se ata kanë xhiruar për 10 orë të tëra.

Së fundmi, ai është shprehur se është shumë i lumtur për këtë bashkëpunim, që nuk dihet ende se kur mund të lançohet për publikun.

“Jam shumë i lumtur që do ju tregoj këtë këngë, videoklipin që xhiruam dhe gjithë projektin e mbretëreshës sime Arilena Ara. Faleminderitt të gjithë njerëzve të mirë që kam njohur! Shihemi së shpejti!”, shkruan Gjoni në një postim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco