‘S’kam revoltë për ardhjen e saj në Shqipëri’,  Besa Kokëdhima sqaron deklaratat ndaj Dua Lipës

‘S’kam revoltë për ardhjen e saj në Shqipëri’, Besa Kokëdhima sqaron deklaratat ndaj Dua Lipës

16:27, 28/07/2021
A+ Aa A-

Para disa ditësh, Dua Lipa dhe familja e saj vizituan Shqipërinë për të shijuar disa ditë pushime në vendin tonë.

Këngëtarja u prit nga organet qeverisëse, gjë që shkaktoi reagimin e këngëtares Besa Kokëdhima e cila tha se “s’do kishte as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kishte qenë në Shqipëri”, madje muzika e saj do konsiderohej muzikën e saj do e quanin jokomerciale.

Së fundmi, gjatë një interviste Besa u shpreh se deklarata e saj nuk ishte një revoltë për ardhjen e Duas në Shqipëri, por një reagim ndaj shtetit shqiptar dhe mënyra se si i trajton artistët në vend.

Ndër të tjera ajo tha se Dua është një ndër artistet e saj të preferuara dhe se ka një vokal të mrekullueshëm, por ardhja në Shqipëri u përdor nga politikanët për të përfituar nga emri i Dua Lipës.

“Nuk kam revoltë për vizitën e Dua Lipës sepse është qesharake dhe të thuhet, kam shprehur një reflektim jo për pritjen e saj, s’kam folur për të. Nëse do flisja për të do shprehja vlerësime të miat. Kam vërejtur që gjithnjë e më shumë së fundmi ka xhelozi në aspektin e pinarit të politikës shqiptare. Do të jetë më shumë afër shoëbiznesit. Këtu s’kam folur për Duan. Është artistja ime e preferuar, ka vokal të jashtëzakonshëm. Është një golden girl. Ka një yll në ballë dhe gjithçka që prek kthehet në ar. Është e freskët dhe i ka dhënë marketimin më të mirë Shqiprisë, Dua, Bebe, Rita Ora dhe Ava Max",-ka thënë Besa.

"Potenciali i artistëve shqiptar është i madh nëse vendosen në kushte tregu, janë të vlefshme për të funksionuar. Më shumë duhet të kishim bërë për Duan, për atë marketing që i ka bërë shqiptarëve. Duhet të kishin vendosur licera në emrin e saj, atë që ka bërë ajo për Shqipërinë është shumë e madhe. Kam thënë që këto lloj prezantimesh që bëjnë janë për të përfituar nga emri i një artisteje botërorë si Dua Lipa, nuk janë të sinqerta si artdashës", -shtoi ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco