VIDEO/ Almeda Abazi marton motrën, pamje nga ceremonia madhështore

VIDEO/ Almeda Abazi marton motrën, pamje nga ceremonia madhështore

12:50, 28/07/2021
A+ Aa A-

Motra e Almeda Abazit, Ilda i ka dhënë fund beqarisë. Ilda dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të mbajtur në Ciragan Palace Kempinski, në Stamboll.

Ka qenë ish-missi shqiptar, e cila ka ndarë disa video nga ceremonia e dasmës madhështore. Ilda kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, tepër elegant për ditën më të rëndësishme të saj.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda krah videove. Kujtojmë që Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe pak javë më parë u bënë prindër për herë të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco