Cristiano Ronaldo në panik, personi i afërt shtrohet me urgjencë në spital

Cristiano Ronaldo në panik, personi i afërt shtrohet me urgjencë në spital

09:18, 28/07/2021
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë, pasi motra e tij Katia është dërguar me urgjencë në spital.

Prej gati 10 ditësh, ajo po qëndron në shtëpi, po me sa duket gjendja shëndetësore i është përkeqësuar.

 

Ronaldos do t’i duhet të lërë Italinë për momentin për të udhëtuar drejt Portugalisë.

Katia Aveiro është infektuar me COVID dhe nuk po e merr veten prej më shumë se një jave.

Madje vetë ajo bëri një status në rrjetet sociale më herët.

 

“Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital”, shkruan Katia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco