Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Horoskopi i të martës/ Shenjat që duhet të bëjnë kujdes me paratë këtë fund muaji

Horoskopi i të martës/ Shenjat që duhet të bëjnë kujdes me paratë këtë fund muaji

23:01, 26/07/2021
A+ Aa A-

Dashi

Po, dikush nga i cili vareni po ju mban “peng”, por ju nuk duhet t’ia lejoni vetes të zemëroheni. Planetet ju paralajmërojnë se pikërisht kjo është ajo që ai/ajo pret nga ju. Qëndroni të qetë.

Demi

Mund të jeni me dy mendje nëse duhet të përfshiheni në një aktivitet social të çfarëdollojshëm këtë fundjavë. Nëse përfshiheni do të kënaqeni. Megjithatë duhet të bëni kujdes që gjërat të mos bëhen shumë serioze.

Binjakët

Saturni ju paralajmërojnë se duhet të bëni kujdes me çështjet e parave. Edhe nëse e dini se çfarë po bëni, mund të ketë gjëra që ju kanë shpëtuar. Shpesh edhe gjërat e vogla mund të kenë pasoja të mëdha.

Gaforrja

Vetëm se keni të drejtë nuk nënkupton se do ta keni rrugën të hapur për të vazhduar sipas dëshirës. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni fort këtë javë, mund të përballeni me reagime të ashpra, të cilat mund tua bëjnë jetën të vështirë.

Luani

Nuk keni asnjë qëllim që të uleni në anë dhe të shikoni botën si shkon dhe kjo është diçka e mirë. Por duhet të kujtoni se ka njerëz që janë përfshirë në botën tuaj, qëllimet e të cilëve mund të jenë të kundërta me tuajat.

Virgjëresha

Nëse një shok apo anëtar i familjes ju thotë diçka që nuk doni ta dëgjoni në 48 orët e ardhshme, mund të keni tendencën të mbyllni veshët dhe të pretendoni se nuk ka ndodhur. Ky do të ishte një gabim i madh.

Peshorja

Vetëbesimi nuk ju mungon në këtë kohë që Marsi po lëviz drejt pjesëve më pozitive të shenjës suaj. Ajo që duhet të bëni kujdes është vetëkontrolli.

Akrepi

Kjo është një prej periudhave kur qetësia juaj nis të pësojë plasaritje. Megjithatë, jini i mirë me veten dhe mos kini pritshmëri shumë të larta për momentin si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët.

Shigjetari

Nëse përpiqeni të detyroni njerëzit të bëjnë diçka që ata nuk duan, mund ta fusni veten në telashe. Me Marsin në krahun tuaj, do të vini në vijë disa çështje, por të tjera do të vijojnë të mbeten problematike.

Bricjapi

Saturni në shenjën tuaj ju paralajmëron që të mos harroni kufizimet tuaja pasi pasojat do të jenë të mëdha. Injorojini ata që ju inkurajojnë të ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Ata duan t’ju shikojnë tek dështoni.

Ujori

Pavarësisht se mund të mendoni se askush nuk ju gjendet pranë kur keni nevojë dhe se ka një lloj konspiracioni që ju mohon suksesin, kjo nuk është e vërtetë. Përpiquni të jeni më pak paranojak.

Peshqit

Ndryshimet në opinione me partnerët dhe të dashurit tuaj, mund ta bëjnë këtë javë edhe më intensive nga sa duhet. Kur të ngrihen zërat, përpiquni të largoheni derisa gjakrat të qetësohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco