Më në fund vajza e Harry-t dhe Meghan i shtohet listës për fronin mbretëror

Më në fund vajza e Harry-t dhe Meghan i shtohet listës për fronin mbretëror

21:18, 26/07/2021
A+ Aa A-

Para disa muajsh, Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër të një vajze për herë të dytë të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet.

Meqënëse, Meghan dhe Harry kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë, Lilibeta ende nuk ishte bërë pjesë e fronit mbretëror.

Por, më në fund 7 javë pas ardhjes së saj në jetë, Lilibet Diana është shtuar në listë për fronin.

Faqja Royal UK,  që përfaqëson familjen mbretërore, në një përditësim gjatë ditës së sotme zbuloi se vogëlushja Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

I pari në fron aktualisht qëndron Princi Chares dhe ndiqet nga Princi William dhe fëmijët e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco