Nora Gjakova fitoi medajen në 'Lojërat Olimpike', Dua Lipa e uron publikisht

Nora Gjakova fitoi medajen në 'Lojërat Olimpike', Dua Lipa e uron publikisht

17:43, 26/07/2021
A+ Aa A-

Nora Gjakova, vajza shqiptare mundi në finale rivalen franceze Sarah Leoine Cysique dhe fitoi medaljen e artë për peshë deri në 57 kilogramë.

Kjo është medalja e tretë e artë në Kosovës e fituar në ‘Lojërat Olimpike’ ,pas atyre te fituara njëra nga Majlinda Kelmendi para 5 vitesh dhe tjera para disa ditësh nga Distria Krasniqi.

Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas shumë superfuqi.

Ky lajm e ka bërë shumë të lumtur edhe artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila ka postuar në Instagram një foto të Gjakovës dhe e ka uruar xhudisten për këtë arritje.

“Një tjetër medalje e artë për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, shkruan Dua shoqëruar me një zemër të kuqe dhe flamurin e Kosovës.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco