Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Princ Harry- 'Minierë ari’ në këmbët e tij për katër librat që do të publikojë

Princ Harry- 'Minierë ari’ në këmbët e tij për katër librat që do të publikojë

08:16, 25/07/2021
A+ Aa A-

Shtëpia botuese e Nju Jorkut, 'Penguin Random House',  po hedh një shumë parash në këmbët e Princit Harry , 40 milion dollarë!

Megjithëse lajmi fillestar, i cili doli në dritë më 19 korrik, ishte se britaniku me gjak blu do të botonte një biografi zbuluese në fund të vitit 2022, si burime të mirëinformuara në shtypin britanik, nipi i mbretëreshës, Elizabeth pranoi, se përveç botimit të kujtimeve të tij apokaliptike, do të shkruajë një libër tjetër, të cilin ai kërkoi të botohej pas vdekjes së mbretëreshës. 

E njëjta marrëveshje përfshin një libër  nga Megan Markle ndërsa përmbajtja e librit të katërt nuk është bërë ende e njohur.
 

Sipas të njëjtave burime, "rebeli" i pallateve britanike negocioi shumë për fitimet nga botimi i librave të tij me dy shtëpi botuese në Londër dhe të tjerë, përpara se të arrinte një marrëveshje "të artë" me shtëpinë botuese amerikane Penguin Random House, i cili disa muaj më parë ndërmori promovimin e librit për fëmijë të Megan Markle me titull 'Stola'.

Princ Harry filloi me 25 milion dollarë dhe shuma përfundimtare shkoi shumë më larg, në rreth 35 - 40 milion dollarë. 

"Ata që ishin të pranishëm në negociata u tronditën nga qëndrimi i tij ..." , tha një burim nga shtëpia botuese për Daily Mail.

 I njëjti burim zbuloi se Harry kërkoi që një nga librat e tij të botohej pas vdekjes së gjyshes së tij. 

Ky zbulim tashmë ka ngritur shumë pyetje, me shtypin britanik duke menduar se kë do të synojë Harry në libër.

Kur u bë e ditur se Princi Harry po përgatitej të botonte biografinë e tij, të cilën ai e shkruajti me ndihmën e gazetarit amerikan fitues të Çmimit Pulitzer John Joseph Meringer, zyrtarët e pallatit thanë se babai i tij, Princi Charles, nuk kishin asnjë ide për projektin e ri.

 Sipas tyre, lajmi për biografinë zbuluese të Dukës së Sussex ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në të gjitha pallatet e Albionit të Vjetër.

Zyrtarët e Buckingham kanë shprehur frikë për biografinë e Harry-t, pasi princi, përveç zbulimeve për fëmijërinë e tij, mund të shkruajë për vdekjen e nënës së tij dhe mënyrën sesi pallati e trajtoi atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco