Antonio Banderas po shet vilën e tij: Nuk kishte privatësi

Antonio Banderas po shet vilën e tij: Nuk kishte privatësi

13:31, 24/07/2021
A+ Aa A-

Antonio Banderas po shet vilën e tij prej xhami afër Londrës për 2.95 milion. Fshati afër Cobham në Sari është i mbushur me fqinjë të famshëm, duke përfshirë yllin britanik të tenisit Andy Murray dhe ish-lojtarin e Chelsea John Terry.

Banderas bleu këtë pronë të pazakontë të parafabrikuar në 2015, me të dashurën e tij Nicole Kimpel, menjëherë pasi u divorcua nga Melanie Griffith.

Meqenëse e gjithë shtëpia është e ndërtuar me xham dhe dru, të gjithë po pyesin se ku është ajo privatësi.

Megjithëse në vitet e mëparshme ai theksoi se sa e donte këtë shtëpi dhe se i pëlqente Britania e Madhe, ai përsëri nuk kaloi aq shumë kohë në fshatin anglez sa shpresonte të bënte. 

Tani ai dëshiron të transferohet në Spanjën e tij të lindjes, ku bleu dhe ndërtoi një teatër në Malaga.

Kjo pronë e pazakontë u projektua në 2005 nga firma arkitekturore gjermane Huf Hauf, e cila specializohet në shtëpi të parafabrikuara në të cilat mbizotërojnë druri dhe qelqi në një mënyrë miqësore me mjedisin. 

Stili minimalist ofron një koncept të hapur, të përmbytur me dritë falë dritareve nga dyshemeja në tavan.

Shtëpia e Banderas përbëhet nga tre kate dhe agjentët e pasurive të patundshme e përshkruajnë atë si "shtëpia e përsosur për argëtim". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco