Edhe Britney Spears dëshiron të jetë si Jennifer Lopez

Edhe Britney Spears dëshiron të jetë si Jennifer Lopez

20:31, 23/07/2021
A+ Aa A-

Pas gjyqit që pati me babanë e saj përmes një beteje të gjatë ligjore, Britney Spears nuk po e lejoj veten të demoralizohet.

Ndonëse kishte një kohë të gjatë pa qenë aktive në rrjete sociale, së fundmi ajo ka postuar një video duke kërcyer në Instagram dhe tregon se ëndërron të ketë trupin e Jennifer Lopez dhe se është e mbushur me shpresë, dashuri e qëllim për të ardhmen.

“Çfarë bëni ju njerëz për të mbajtur ëndrrat gjallë? Thjesht kurioze sepse në këtë pikë nuk jam e sigurt nëse është ide e mirë të dëgjoj këshilla nga disa njerëz…Mbase i mbaj ëndrrat gjallë duke menduar të vizitoj St. Tropez me Cher dhe të ha akullore. Ajo ka qenë një nga këngëtaret e mia të preferuara kur isha fëmijët dhe pëlqeja shumë të vishesha si ajo dhe të kisha trupin e J.Lo. Zot ajo më inspiron me videon e re. Kjo jam unë me shpresë, dashuri, qëllime”, shkruan ndër të tjera Britney.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco