Robert Berisha flet për raportin e veçantë që ka me Renen

Robert Berisha flet për raportin e veçantë që ka me Renen

17:19, 23/07/2021
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka realizuar së fundmi një intervistë sa i përket jetës së tij personale ku ka treguar se sa fatlum ndihet që është babi i një vajze.

Ai është shprehur se kur fëmija rritet pa dashurinë e babait, ata do të përfundojnë duke u lidhur me burra më të mëdha në moshë.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100 %”,- tha këngëtari në “Breaking”.

Para dy vitesh, ai kishte publikuar një foto në Instastory teka puthte në buze vajzën e tij dhe kjo gjë u kritiku shumë nga fansat.

Sipa Roberti, kjo është një mënyrë për t’I shprehur dashurinë dhe sipas tij një veprim i tillë nuk është gabim.

“Jam kritikuar shpesh, ka ndodhur para 2 vitesh kur Rene ka qenë më e vogël dhe pse unë vazhdoj ta puth ashtu sepse ashtu e shpreh dashurinë. Aq shumë e dua saqë më vjen ta përpij komplet, ta fus në gojë, jo më ta puth në buzë. Ndoshta është gabim, por mendoj se është më mirë t’ia shprehësh dashurinë fëmijëve. Ka shumë raste që prindërit nuk i ofrojnë dashuri, as nuk i prekin dhe as nuk i afrojnë afër vetes dhe ata fëmijë përfundojnë shumë keq. Nuk kisha reagim nga të afërmit e mi, edhe ata e bëjnë por duke qenë se nuk janë fytyra publike s’bien në sy. Ndërsa ne gjithmonë do kritikohemi”, tha ai.

 

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco