'Të kërkoj ndjesë'. Eltoni i thotë dy fjalë publikisht të birit

'Të kërkoj ndjesë'. Eltoni i thotë dy fjalë publikisht të birit

07:44, 23/07/2021
A+ Aa A-

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për kantautorin Elton Deda. I biri, Fjordi festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 16-vjeç.

Eltoni i dedikoi fjalët më të ndjera, duke treguar mes të tjerash që nuk i ka përmbushur disa detyra si baba, e për këtë i kërkon ndjesë.

“Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane. Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu sic di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkroi kantautori në psotim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco