Harroni kaçurrelat e gjata, Nicole Kidman 'miratoi' trendin më të papritur të flokëve

Harroni kaçurrelat e gjata, Nicole Kidman 'miratoi' trendin më të papritur të flokëve

10:54, 22/07/2021
A+ Aa A-

Jemi mësuar ta shohim me flokë të të gjatë bjond ose të kuqe, por në postimin e saj të fundit Nicole Kidman na befasoi.

Një nga aktoret më të fashme të Hollivudit nga Australia, aktorja 54 vjeçare postoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me model flokësh larg nga ajo që jemi mësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Nuk ndryshoi ngjyrën e flokëve, por prerjen.

Nicole Kidman nuk ka më kaçurrelat e saj bjond, por një prerje flokësh pixie, ku një pjesë e tyre është më e gjatë se tjetra.

Në foto e shohim me dorën e ngritur para ylberit.

"Në set", ka shkruar ajo në mbishkrimin krahas fotos, duke iu referuar serialit në të cilin do të interpretojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco